image Gafë tjetër, spikeri e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë

Futboll

Video/ Gafë tjetër, spikeri e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë

news image

Ndeshja Francë- Shqipëri ende pa filluar la të nënkuptohet që kjo ndeshje nuk është organizuar në mënyren më të mirë të mundshme. Kjo pasi që himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andoras.

Sigurisht që ky gabim bëri bujë të madhe edhe në mediat europiane, e veçanërisht ato franceze.

Teksa shpjegojnë incidentin e ndodhur, disa prej mediave shkruajnë se himni i vendosur ishte ai i Andorrës, ndërsa disa të tjera pretendojnë se himni i ngatërruar ishte ai i Malit të Zi.

Por, të gjitha mediat janë të një mendimi , kur zbulojnë edhe një gafë tjetër nga francezët, në momentin kur do niste himni i vërtetë i Shqipërisë.

Në ato momente, ishte spikeri i stadiumit që po kërkonte ndjesë për incidentin, teksa i bënte thirrje edhe tifozëve të ngriheshin për të respektuar himnin e Shqipërisë, por në vend të “Albania”, spikeri tha emrin “Armenie”, pra të Armenisë, duke ngatërruar kështu edhe emrin e Shqipërisë.

Momentin kur flet spikeri i stadiumit mund ta dëgjoni në këtë link./Sinjali/