image Spërkatet me benzinë dhe digjet një burrë që doli kundër protestuesve

Botë

Hong Kong/ Spërkatet me benzinë dhe digjet një burrë që doli kundër protestuesve

news image

Në Hong Kong dhuna po eskalon çdo ditë e më shumë. Nga protestat e dhunshme atje përditë dalin pamje, derisa së fundi u pa një polic duke shtënë me armë në një protestues që po bllokonte rrugët.

Një video tjetër rrëqethëse është publikuar, ku shihet një burrë i cili pas një mosmarrëveshje me protestuesit e pëson keq.

Protestuesit e spërkatën atë me benzinë në tërë trupin dhe më pas i vihet zjarri.

Këtë ia bënë pasi ai iu kundërvu protestuesve, duke u thënë mes tjerash se ata “nuk janë kinezë”.

Ai megjithatë ka arritur ta zhvesh bluzën e djegur me shpejtësi, por është dërguar me urgjencë në spital, me djegie të dukshme në trup. /Gazeta Sinjali/