image TikTok e ndalë përdorimin e aplikacionit në Hong Kong

Aplikacione

TikTok e ndalë përdorimin e aplikacionit në Hong Kong

news image

TikTok ka njoftuar të hënën vonë se e ka ndalur aplikacionin e tij të njohur në Hong Kong për shkak të “ngjarjeve të fundit”.

Vendimi i TikTok, në pronësi të ByteDance me bazë në Kinë, erdhi ndërsa Facebook, Google dhe Twitter u ndaluan paraprakisht pas vendosjes së Kinës për një ligj të ri sigurie.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit, ne kemi vendosur ta ndalojmë funksionimin e aplikacionit TikTok në Hong Kong”, i tha TikTok AFP-së.

TikTok vazhdimisht ka mohuar ndarjen e të dhënave të përdoruesve me autoritetet në Kinë dhe ka qenë i bindur se nuk e ka ndërmend të fillojë të pajtohet me kërkesa të tilla. /Gazeta Sinjali