Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë javën e ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur avokati i OVL-UÇK-së, i cili tha se ata janë vetëm të arrestuar dhe javën që vjen do të vendoset nëse do të ketë apo jo masë të paraburgimit.
“Po, ata janë vetëm të arrestuar tani për tani. Javën që vjen ata do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo”, ka thënë ai për Klan Kosovën.
Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar nga Misioni i EULEX-it në bashkëpunim me Gjykatën Speciale dje, kur u bastis selia e OVL UÇK-së.
Specialja me anë të njoftimeve ka konfirmuar arrestimet e tyre si dhe transferimet e tyre në Hagë./Gazeta Sinjali/