Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë treguar se çdo i afërm i të paraburgosurve duhet të aplikojë dhe të marrë leje për t’i vizituar ata.
Për tetë muaj radhazi mundësinë për ta parë e patën përmes ekrani.
Një kontakt tjetër ishte telefoni, apo video lidhjet.
Por asnjëherë, të paraburgosurit në këtë Qendër Paraburgimi, nuk u takuan me familjarët e tyre.
Pas vaksinimit, masat e aplikuara ndaj Thaçit e të tjerëve që ndodhen këtu, po hiqen gradualisht.
Kështu vizitat familjare për bashkëshortët, prindërit, fëmijët dhe vëllezërit e motrat e të arrestuarve, do të jenë të mundshme nga 15 korriku i këtij viti.
Por për t’i bërë këto vizita, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për T7 kanë treguar se çdo i afërm i të paraburgosurve duhet të aplikojë dhe të marrë leje.
E madje, të njëjtit mund të sigurojnë edhe një leje vjetore për vizita.
Tutje nga kjo zyrë tregojnë se çfarë duhet të paraqesin të afërmit e ngushtë në momentin që aplikojnë për leje vjetore.
Gjithashtu për të hyrë në territorin e Holandës, familjarët e të paraburgosurve do t’u ndihmohet në procesin e marrjes së vizës.
Kërkesat për vizita vetëm se kanë filluar të përgatiten.
Djali i kryetarit të Organizatës të Veteranëve të dalë nga lufta, Hysni Gucatit, Musli Gucati ka treguar se mbrojtja e babait të tij, po përkujdeset për këtë çështje.
Hashim Thaçi e të tjerët, po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë vetëm Kadri Veseli pati mundësinë të shoh prindërit e tij, pas një leje që ju dha nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij./Gazeta Sinjali/