Gjykata Speciale në Hagë, përmes një postimi në faqen zyrtare në “X”, ka bërë të ditur detaje lidhur me ndihmën financiare që ofron për pagesën e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në rastet kur ata nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet.
Sipas njoftimit, shtatë nga të akuzuarit kanë pranuar një ndihmë të tillë nga Gjykata, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë.
“Neni 21 i Ligjit të Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton prezumimin e pafajësisë për një të pandehur dhe rendit të drejtat e tjera që i ofrohen një të pandehuri gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo përfshin të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej jush gjatë gjyqit. Gjykata e Lartë e KSK-së ka një skemë ndihme ligjore nëse një i pandehur nuk ka mundësi të paguajë për mbrojtjen e tij”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!