image Specialja nuk e komenton akuzën e mbrojtjes së Thaçit se prokuroria mbajti të fshehura prova shfajësuese - Sinjali

Specialja nuk e komenton akuzën e mbrojtjes së Thaçit se prokuroria mbajti të fshehura prova shfajësuese

news image

Gjykata Speciale nuk e ka komentuar akuzën e mbrojtjes së Hashim Thaçit drejtuar prokurorisë lidhur me pretendimin se ka mbajtur të fshehura prova shfajësuese nga ta dhe nga gjykata.

Ndryshe, ndër provat që mbrojtja kishte përmendur ishte një deklaratë e ambasadorit të OSCE-së, Daan Everts, për të cilën u tha se ishte shfajësuese.

Gjykata Speciale është pyetur se cili është qëndrimi i tyre lidhur me pretendimin e mbrojtjes së Thaçit dhe se a qëndron ky pretendim i mbrojtjes.

“Paneli e trajton këtë aspekt në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren. Për këtë arsye, nuk mund të komentojmë për çështje për të cilat ende nuk është marrë vendim në procesin gjyqësor përkatës në zhvillim e sipër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të gjykatës, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin