Gjykata Speciale ka nisur seancën në të cilën pritet të shpallet aktgjykimi në çështjen kundër ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.
Gucati e Haradinaj akuzohen se kanë kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Për këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Të akuzuarit vazhdojnë të gjenden nën masën e paraburgimin në selinë e paraburgimit në Hagë dhe tanimë janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës.
Seancën mund ta ndiqni këtu: https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html