image Specialja mohon se Trëndafilova u takua me Kurtin

Politikë

Specialja mohon se Trëndafilova u takua me Kurtin

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë mohuar se kryetarja, Ekaterina Trëndafilova, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas këtij njoftimi, hidhen poshtë pretendimet e PSD-së dhe kreut të saj, Dardan Molliqajt, siç tha se Trëndafilova pati sot takim të fshehtë me Kurtin.

”Është e vërtetë që presidentja Ekaterina Trëndafilova ndodhet në Kosovë, sidoqoftë ajo nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, citon lajmi, një përgjigjie nga Dhomat e Specializuara pyetur lidhur me këtë çështje.

/GazetaSinjali/