Gjykata Speciale ka edhe katër ditë në dispozicion që të konfirmojë ose jo propozim-aktakuzën për krime lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit është ngritur më 24 prill 2020.
Gjashtë muaj nga kjo datë, i bie që aktakuza do të konfirmohet më 24 tetor të këtij viti.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se nëse konfirmohet aktkauza ndaj tij, ai do të japë dorëheqje.