Pjetër Shala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë, kjo pasi që gjykatësi i Procedurës Paraprake ia ka refuzuar atij kërkesën për lirim të përkohshëm, përcjell Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishiqimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim. Urdhrin e njëjtë, Gjykata ia ka dhënë edhe prokurorisë.
Ndërkaq mbrëmë, Specialja njoftoi se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit. /Gazeta Sinjali/