Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se është duke kryer disa operacione në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Informacione të tjera lidhur me këto operacione kanë njoftuar se do të publikohen më vonë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Ky operacion i Speciales mëngjesin e sotëm është duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi./Gazeta Sinjali/