image EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Kosovë

EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit

news image

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX te shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se janë mbi pesë vetura të EULEX-it që po qëndrojnë pranë shtëpisë së Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate./Gazeta Sinjali/