image Specialja fton kosovarin që në luftë kishte 14 vjeç

Kosovë

Specialja fton kosovarin që në luftë kishte 14 vjeç

news image

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim një kosovar që gjatë kohës së luftës ishte 14 vjeç. Bëhet fjalë për zyrtarin në Ministrinë e Drejtësisë, Rilind Berishën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo është ftesa më e befasishme që ka marrë ndonjë herë, derisa ka njoftuar se do të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigjje nga Berisha se në çfarë cilësie është ftuar dhe cili ka qenë roli i tij në luftë, por ai ka thënë se është jashtë Kosovës.

Ndryshe, së fundmi në Kosovë kanë arritur ftesa të reja nga dhomat e specializuara në Hagë.