image Specialja cakton seancën e radhës ndaj komandant “Ujkut”

Drejtësi

Specialja cakton seancën e radhës ndaj komandant “Ujkut”

news image

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor në orën 11:00.

Siç njoftoi Specialja, Shala do të paraqitet për herë të dytë para trupit gjykues në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

Në anën tjetër, gjatë këtij muaji për tri ditë rresht në Hagë do të mbahen pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa.

Shala ndodhet në paraburgim që disa muaj, pas arrestimit të tij në Belgjikë, me urdhër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë në Hagë.

Ai ishte intervistuar nga Specialja më 20 shkurt të vitit 2018 nga hetuesit e Speciales.

Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku”, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë./Gazeta Sinjali/