image Specializantët nesër protestojnë para QKUK-së

Kosovë

Specializantët nesër protestojnë para QKUK-së

news image

Një grup i specializantëve kanë paralajmëruar protestë për nesër në ora 10:30 në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.

Ata do të bojkotojnë punën e tyre duke protestuar për shkak të mos ekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor të cilët nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, thuhet se do të përfshihen të gjithë mjekët.

Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompenzimi i kujdestarisë.

/Gazeta Sinjali/