Doktori amerikan Carlos Wambier nga Universiteti Brown, në një intervistë ka treguar se burrat të cilat kanë mungesë të flokëve janë më rrezikuar nga koronavirusi se njerëzit me flokë.
“Ky Emërtim vjen pas mjekut të parë amerikan që vdiq nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Dr. Frank Gabrin, i cili ishte tullac. Ne me të vërtetë mendojmë se të qenit tullac është një parashikues i përsosur i ashpërsisë së simptomave”, tha Wambier.
Doktor Wambier gjithashtu ka theksuar se nga gjinia femërore janë të rrezikuara gratë të cilat kanë probleme me vezore.
‘Ato kanë nivele të larta të androgjeneve, testosteronit dhe DHT, kjo ndikon në rrëzikshmërinë e infeksionit me virus. Sindromi policistik i cili zhvillohet ne vezore, ndikon edhe në shtimin e peshës”, ka treguar doktori Wambier.
Ndërkaq, të dhënat që nga fillimi i shpërthimit në Wuhan, Kinë, në janar kanë treguar se burrat kanë më shumë mundësi të vdesin pasi të infektohen me koronavirus sesa gratë. / Gazeta Sinjali/