Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi se pas rritjes së numrit të rasteve në vend, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Masa e kufizimit të lëvizjes pritet të votohet në Kuvendin e Spanjës dhe është planifikuar të zgjasë 15 ditë.
Masa e kufizimit u kërkua të jetë në të gjitha rajonet, përveç ishujve Canary.
“Ne po jetojmë në një situatë ekstreme, kjo është më seriozja në gjysmën e shekullit të fundit”, tha Sanchez./Gazeta Sinjali/