image Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Shëndetësi

Botë/ Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

news image

Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Këtë njoftim e dha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ditën e sotme, transmeton Gazeta Sinjali.

Sanchez njoftoi masën e planifikuar në një fjalim televiziv drejtuar kombit, në të cilin tha që numri i rasteve në Spanjë mund të arrijë në 10 mijë brenda javës së ardhshme.

Numri i rasteve me koronavirus në Spanjë është duke u rritur.

Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë e Spanjës, deri më tani janë 120 viktima dhe 4 mijë e 209 të infektuar./Gazeta Sinjali/