image Spanja shënon golin e parë në Evropian me ndihmën e VAR-it

Futboll

Spanja shënon golin e parë në Evropian me ndihmën e VAR-it

news image

Kombëtarja e Spanjës po kërkon tre pikët e para në sfidën ndaj Polonisë, shkruan Sinjali Sport.

Furia e kuqe është nikoqire e Polonisë në stadiumin e Sevillës “Estadio de La Cartuja”.

Të përzgjedhurit e Luis Enriques kanë kaluar në epërsi, 1-0.

Alvaro Morata ka shënuar golin e parë në minutën e 26-të nga asistimi i Gerard Morenos.

Spanjë në ndeshjen e parë nuk arriti më shumë se një pikë, në barazimin pa gola me Suedinë, ndërsa Polonia u mposht nga Sllovakia.

Përballja mes Suedisë dhe Sllovakisë u përmbyll me fitoren e skandinavëve 1-0. /Gazeta Sinjali Sport/