image Spanja shënon ditë të keqe, 838 të vdekur nga koronavirusi

Botë

Botë/ Spanja shënon ditë të keqe, 838 të vdekur nga koronavirusi

news image

Spanja ka shënuar ditën e saj më të keqe, ku 838 persona vdiqën nga koronavirusi, ku numri total deri më tani ka shkuar në 6 mijë e 528.

Kështu tejkalon numrin e vdekjeve, që u regjistruan 24 orë më parë.

Shifrat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, tregojnë se 78,797 njerëz janë infektuar, 43 mijë e397 janë shtruar në spital, 4 mijë e 907 persona janë pranuar në kujdesin intensiv dhe 14 mijë e 709 janë shëruar nga kjo sëmundje.

Spanja po i forcon masat e saj, duke urdhëruar të gjithë që të qëndrojnë brenda./ Gazeta Sinjali/