image Spanja niset drejt Kosovës, sot zhvillon stërvitjen e parë, derisa nesër luhet përballja në Prishtinë

Futboll

Spanja niset drejt Kosovës, sot zhvillon stërvitjen e parë, derisa nesër luhet përballja në Prishtinë

news image

Kombëtarja e Spanjës është nisur drejt aeroportit të Prishtinës, shkruan Sinjali Sport.

Furia e kuqe do përballet nesër me Kosovën me fillim nga ora 20:45 në Fadil Vokrri.

Futbollistët spanjoll së bashku me stafin pritet të mbërrijnë në ora 13:00 në aeroportin “Adem Jashari”.

Selektori i përfaqësues Luis Enrique, në ora 18:15 do mbajë konferencë për media, derisa në ora 19:00 fillojnë stërvitjen e parë në arenën “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja iberike kryeson në Grupin B me 10 pikë, derisa dardanët mbajnë pozitën e tretë me katër pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/