image Spanja nesër deponon instrumentin e ratifikuar në Uashington për anëtarësim në NATO

Botë

Botë/ Spanja nesër deponon instrumentin e ratifikuar në Uashington për anëtarësim në NATO

news image

Ambasadori spanjoll në Uashington njoftoi se Spanja nesër do ta dorëzojë instrumentin origjinal të ratifikimit dhe më pas Departamenti i shtetit do t’i njoftojë aleatët, ndërsa pastaj nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marr letër dhe do ta deponojë instrumentin për ratifikim. Pasi Republika e Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë edhe zyrtarisht do të bëhet vendi i 30-të anëtar i NATO-s.

Këtë sot e sqaroi shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski, ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, të cilët mbajtën konferencë shtypi, kushtuar zyrtarizimit të anëtarësimit tonë në NATO, pasi Senati spanjoll dje e ka ratifikuar protokollin për inkuadrim të vendit në Aleancë, ndërsa pastaj në të nënshkrimin e vendosi
edhe mbreti spanjoll.

“Do të tregojmë se mund të jemi vend anëtar dinjitoz, i cili së bashku do ta mbajë barrën dhe do të mund t’i gëzojë përfitimet e atij anëtarësimi. Urime atdhe, urime për të gjithë qytetarët”, porositi Dimitrov.

Tutje, ai shprehu bindje se anëtarësimi me të drejtë të plotë në NATO do të ndihmojë  edhe në realizimin e qëllimit të dytë strategjik të anëtarësimit në BE. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se erdhëm në fund të një rrugëtimi të gjatë në të cilin morën pjesë shumë gjenerata, politikanë dhe qytetarë./GazetaSinjali/