Kombëtarja e Spanjës fitoi në udhëtim ndaj Greqisë, shkruan Sinjali Sport.
Mysafirët arritën fitore minimale me rezultat 0-1, por e cila mund të jetë vendimtare për kualifikim drejt ‘Katarit 2022’.
Pablo Sarabia me golin nga penaltia ishte heroi i iberikëve në këtë ballafaqim.
Furia e kuqe ka rrëmbyer në pozitën e parë në grupin B me 16 pikë, Greqia është e treta me nëntë pikë.
Në këtë grup bën pjesë edhe Kosova, por e cila është e fundit me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/