image Spanja minimalisht e mposhtë Suedinë/ Serbia e befason Portugalinë

Futboll

Spanja minimalisht e mposhtë Suedinë/ Serbia e befason Portugalinë

news image

Kombëtarja e Spanjës dhe e Serbisë kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës.

Spanja fitoi me rezultat minimal ndaj Suedisë (1-0), derisa Serbia befasoi Portugalinë (1-2).

Ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë ishte mjaftë e baraspeshuar me dy skuadrat që kishin raste për të shënuar, por assesi nuk e gjenin golin deri në fund.

Ishte sulmuesi Alvaro Morata që vulosi fitoren me golin pas asistimit të Olmos (80′).

Kështu, me nga këtë fitore, Spanja e mbyll grupin B si lider me 19 pikë, ndjekur nga Suedia me 14 sosh që tani do garojë në play-off.

Ndërkohë, Serbia gjithashtu ka bërë befasinë duke e ka mposhtur Portugalinë, duke u kualifikuar tutje me rezultat 1 – 2.

Renato Sanches pas dy minutave pas një asistimi nga Bernardo Silva kaloi Portugalinë në epërsi, derisa Tadic barazoi shifrat (33′).

Në minutën e fundit të takimit, Mitrovic realizoi për të arkëtuar pikët e plota që e sigurojnë tutje (90′).

Serbia tani kalon në fazën tjetër përmes grupit A si lider me 20 pikë, derisa Portugalia do garojë në play-off me 17 pikë të mbledhura.  /Gazeta Sinjali Sporti/