Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.
Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike.
Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së kosovarit.
Megjithatë, La Liga në website zyrtar të saj e ka regjistruar Muriqin me flamurin e Shqipërisë dhe jo të Kosovës.
Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdimisht ka bërë veprime të tilla, duke e mohuar shtetësinë tonë.
Kosova ishte në grup me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Në dy ndeshjet që u zhvilluan, Spanja vazhdimisht e injoronte Republikën e Kosovës, duke e shmangur emrin.
Madje, në ndeshjen e parë, ata i ishin referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.
“Spanja nis rrugën për në Katari 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, kishte shkruar Federata e Futbollit e Spanjës në njoftimin e ndeshjes, e cila u luajt në Spanjë. /Gazeta Sinjali Sporti/