Kombëtarja e Spanjës me lehtësi e mposhti me rezultat 4:0 Lituaninë, në takimin miqësorë që u zhvillua në stadiumin “Municipal de Butarque” në Leganes, raporton Sinjali Sport.
Spanjollët e shpartalluan portën lituane, duke i shënuar poker golash.
Golat i realizuan Guillamon (3′), Diaz (24′), Miranda (54′) e Puado (73′).
Duhet theksuar se në minutën e 30-të, Ruiz i Spanjës dështon nga penalltia.
“Furia e Kuqe” është e gatshme për Kampionatin Evropian, që fillon me 11 qershor. /Gazeta Sinjali Sporti/