image Spanja kualifikohet në çerekfinale, pas triumfit dramatik ndaj Kroacisë

Futboll

Spanja kualifikohet në çerekfinale, pas triumfit dramatik ndaj Kroacisë

news image

Finalistja e Kupës së Botës “Rusi 2018” Kroacia luajti në të tetën e finales ndaj Spanjës, shkruan Sinjali Sport.

Ky super ballafaqim nuk kishte fitues në kohën e rregullt, pas u mbyll me rezultat të barabartë 3-3.

Mirëpo në vazhdime spanjollët treguan fuqi më të madhe duke realizuar dy gola dhe duke e mbyllur takimin me fitore, 5-3.

Te stuhia e kuqe për pesë golat, golashënues ishin pesë futbollistë të ndryshëm, ku shënuan Sarabia, Azpilicueta, Torres, Morata dhe Oyarzabal.

Përderisa për kroatët, golat i shënuar Orsic dhe Pasalic, kurse Unai Simon realizoi autogol.

Me këtë fitore iberikët i kthehen çerekfinales për herë të parë pas viti 2012 dhe do të takohen me fituesin e sfidës Francë – Zvicër. /Gazeta Sinjali Sporti/