10 aeroplanë me armatim janë dërguar në Ukrainë nga Qeveria e Spanjës, shkruan mediumi Nexta.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e mbrojtjes së Spanjës, Margartia Robles.
Presidenti ukrainas Zelensky tash e një muaj kërkon nga vendet e NATO-s që të zbatojnë zonën e ndalim fluturimit për aeroplanët rusë mbi Ukrainë, kërkesë e cila s’ka gjetur përkrahje në mesin e shteteve anëtare të Aleancës.
Shtetet anëtare të NATO-s kanë dërguar vazhdimisht armatim që nga 24 shkurti kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë.