image Sot votohet shkarkimi i Metës në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëri

Sot votohet shkarkimi i Metës në Kuvendin e Shqipërisë

news image

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sot ku pritet të procedohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta ngase një komision hetimor kishte gjetur se ai kishte kryer shkelje kushtetuese meqë ishte përfshirë në fushatën elektorale dhe kishte ndërhyrë në punën e institucioneve të pavarura.

Partia Socialiste e cila kërkon shkarkimin e Metës nuk i ka votat e mjaftueshme në Parlament ngase duhen 94 vota për shkarkimin e tij. 

Analistët në Shqipëri kanë vlerësuar se seanca e sotme më shumë do të shërbejë për një betejë politike ndërmjet kundërshtarëve politikë të cilët nuk do të hezitojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për të bëmat e tyre në Shqipëri.

/GazetaSinjali/