image Sot vendoset se a do të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Kosovë

KQZ/ Sot vendoset se a do të mbahen zgjedhjet në Podujevë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të vendosur se a do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Do të takohemi dhe do ta shqyrtojmë situatën përsëri dhe do ta konfirmojnë se a do të mbahen ose jo. Do t’i njoftojmë qytetarët e Podujevës dhe ata që do të jenë ditën e diel të angazhuar lidhur me zgjedhjet”, ka thënë Daka.

Sipas saj, ky proces duhet të mbahet ashtu siç është caktuar, më 15 mars.

“Konsideroj se zgjedhjet duhet të mbahen sepse situata nuk është alarmante. Nuk ka pasë mundësi që të kenë kontakt me qytetarët nga Podujeva ata që janë konfirmuar si të prekur. Do të jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë nesër do të flasim edhe me ta edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë  dhe pasi të konsultohemi me ta do të jem në gjendje që ta dimë saktësisht se a do të kemi zgjedhje ose jo. Kjo do të ndodhë nesër gjatë ditës sepse ende ka mundësi që të bisedohet”, ka deklaruar më tej Daka./Gazeta Sinjali/