Sot pritet t’u jepet lamtumira e fundit vëllezërve kosovarë nga Livoçi i Gjilanit që humbën jetën në Durrës si pasojë e tërmetit, raporton Gazeta Sinjali.
Varrimi do të bëhet në ora 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm, thuhet në njoftimin e familjes.
Shemsedin e Isa Abazi po qëndronin në hotelin ‘Tropikal’ në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjeve të tërmetit.
Pas tërmetit, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.
Ndërsa, Ministria e Financave ka njoftuar se ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet e vëllëzërve Abazi.
Zyrtarisht numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fundit në Shqipëri ka shkuar në 40-të. Qindra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. /Gazeta Sinjali/