Dy vëllezërit nga fshati Ratish i Deçanit, Hasan (17 vjeç) dhe Blerian Arifaj (13 vjeç) të cilët u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë më 13 tetor, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!”, ka shkruar Ramosaj.
Me Blerianin dhe Hasanin ishte edhe vëllai i tyre, 14-vjeçari A.Arifaj, të cilët ishin përcjellë me makinë nga nëna e tyre deri te laura e stacionit hekurudhor, ku ndodhi rasti tragjik.