image Sot u regjistrua numër rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë që nga korriku

Shëndetësi

Sot u regjistrua numër rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë që nga korriku

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 932 mostra të testuara, 281 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është numër rekord deri më tani që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Hera e fundit që ka qenë shifra më e lartë e rasteve është 27 korriku që u konfirmuan 275 persona me COVID-19.

Ndërsa, pas rritjes së infeksioneve në vend, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të respektohen masat dhe duke ritheksuar se bartja e maskës është obligative.

“Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

/Gazeta Sinjali/