Mbrëmjen e së premtes, një person i maskuar ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një autobusi, që si pasojë la të vdekur tre persona, shoferin e autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënës të shkollës së mesme, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.
Të tre viktimave sot do t’u jepet lamtumira fundit. Kështu kanë njoftuar familjet e tyre.
Gani Gjokaj (shoferi i autobusit) do të varroset në ora 12:00 në varrezat e fshatit Skivjan, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.
Ndërsa dy maturantët, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, do të varrosen në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllogjan.
Për këtë tragjedi ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa organet e rendit thonë se janë mobilizuar që ta gjejnë fajtorin./GazetaSinjali/