Burim infeksion në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet të jetë një qytetar i kësaj komune i cili punon në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu njoftoi mbrëmë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili po ashtu bëri të ditur se sot do të testohen 16 punonjësit shëndetësorë të QKMFS-së në këtë komunë, të cilit ishin vetizoluar pasi i kanë kryer shërbime mjekësore një të infektuarit në Vushtrri.
“I vetmi burim po dyshohet se është dikush prej anëtarëve të familjes që punon në Prishtinë, nuk e dimë ende saktë”, tha Tahiri mbrëmë në RTV Dukagjin./Gazeta Sinjali/