image Sot takohen Scholz dhe Erdogan, synojnë të arrijnë armëpushim në Ukrainë - Sinjali

Sot takohen Scholz dhe Erdogan, synojnë të arrijnë armëpushim në Ukrainë

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz po viziton Turqinë sot në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit që kur mori detyrën në dhjetor.

Ai do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Një deklaratë e presidencës turke tha se të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian, së bashku me marrëdhëniet dypalëshe, shkruan WashingtonPost.

Vizita e sotme do të shënojë udhëtimin e parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021 dhe vjen mes përpjekjeve të Gjermanisë për ta bindur presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Gjermania dhe Franca kanë marrë role udhëheqëse brenda Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund luftës.

Përveç lidhjeve dypalëshe, pritet të ketë një shkëmbim mendimesh për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, kryesisht Ukrainën dhe marrëdhëniet Turqi-BE”, tha Presidenca turke.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin