image Sot takohen ministrat e BE-së, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Sot takohen ministrat e BE-së, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për situatën në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali nga selia e BE-së, theksohet se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Këshilli për Punë të Jashtme do të mbajë takimin sot rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi. Konferenca për shtyp  pritet të zhvillohet pas takimit rreth orës 16: 30/17:00”, u tha në një përgjigje për Sinjalin nga zyra për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Nga zyra e BE-së thonë për Sinjalin se përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, thotë se dialogu Kosovë-Serbi është me siguri një nga pikat më të rëndësishme në agjendë./Gazeta Sinjali/