Kryetarët e komunave të vendit do të takohen sot për të diskutuar për Projektligjin për Inspektim Administrativ.
Kështu bëri të ditur për Gazetën Sinjali dje kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se ky takim do të fillojë në orën 11:00.
Në këtë takim do të diskutohet për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, mjetet financiare të komunave që shkojnë në fondin rezervë, për mosfunksionimin e OShP-së dhe tema tjera./GazetaSinjali/