image Sot shënohet Dita e Çlirimit të Klinës, përurohet memoriali i personave të pagjetur

Kosovë

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Klinës, përurohet memoriali i personave të pagjetur

news image

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Klinës. Andaj, për nderë të kësaj dite, në Kralan do të përurohet memoriali i personave të pagjetur të kësaj komune.

Përveç përurimit të memorialit, gjatë kësaj dite do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve e para busteve të heronjve.

“Me rastin e Ditës së Çlirimit të Klinës bëhet ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit para Kuvendit Komunal Klinë, ora 9.30 – homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi” ora 9:35 – homazhe te busti i Ismet Rracit ora 9:40, homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit ora 10:00 – përurohet memoriali i personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan ora 11:00”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/