image Sot në ora 20:00 ndalen dritat për 2 minuta, në kujtim të personave të pagjetur

Kosovë

Komunikatë/ Sot në ora 20:00 ndalen dritat për 2 minuta, në kujtim të personave të pagjetur

news image

Organizatat joqeveritare përmes një komunikate për media kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që më 27 prill në ora 20:00, t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta, për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se që 20 vjet familjarët kërkojnë e shpresojnë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, presin në ankth për të ditur të vërtetën por edhe për drejtësi për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre.

“Me 2 minuta errësirë në familjet tonat, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet. Që 20 vjet familjarët dhe shoqëria kosovare përballen me neglizhencë institucionale për zbardhjen e çështjes së personave të pagjetur. Prandaj, edhe në këtë ditë, si çdo ditë tjetër, ne nuk do t’i harrojmë”, thuhet në komunikatën e tyre.

OJQ “Integra” thekson se do të vazhdojnë t’i kujtojmë personat e pagjetur.

“Qeverisë së Kosovës do të vazhdojmë t’i kërkojmë përgjegjësinë ligjore dhe morale që ka për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, ndërsa shoqërisë kosovare përgjegjësinë kolektive që ka për të mos harruar asnjëherë”, thuhet në komunikatë.