Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.
Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.
Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.
Për ta shënuar këtë ditë, Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.
Banka Qendrore e Kosovës do të ndajë çmimet për esenë më të mirë rreth kursimit të financave./Gazeta Sinjali/