Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt vazhdon të jetë në detyrë.
Sot në orën 13:00 kjo qeveri do ta mbajë mbledhjen e 117-të me radhë.
Në rend të ditës janë 11 pika të cilat do të shqyrtohen.
Në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në kabinetin qeveritar është edhe programi për reforma në ekonomi për vitin 2020 në kuadër të Ministrisë së Financave. /Gazeta Sinjali/