image Sot pritet të përfundojë obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca nga Gjilani

Kosovë

Vrasja/ Sot pritet të përfundojë obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca nga Gjilani

news image

Obduksioni i viktimave të vrasjes së shumëfishtë që ndodhi dje në Gjilan, pritet të përfundojë sot. Valdete Bllaca, pjesëtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj vetën. Sipas policisë, në këtë ngjarje ishte përdoruar arma zyrtare.

Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha për Gazetën Sinjali se shumica e punës do të përfundojë sot, por sipas tij varet edhe nga kërkesa e kryetarit të Gjilanit se kur do të bëhet varrimi.

“Sot do të përfundojë 90% e punës, ndërsa çka do mbetet do të vazhdohet nesër”, tha Gërxhaliu.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar dje për Gazetën Sinjali se shpenzimet e varrimit i merr përsipër komuna.

Mbesin të pasqaruara rrethanat që çuan deri në kryerjen e këtij akti tragjik, ku u shua një familje e tërë./Gazeta Sinjali/