Sot pritet të merret vendim për lehtësimin e masave antiCOVID në Kosovë. Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se mund të hiqet ora policore dhe të ketë lirim të masave për sektorin e gastronomisë.
“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. “
“Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.