image Sot pritet të dalin rezultatet e 20-vjeçares nga Gjakova që po dyshohet për koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Sot pritet të dalin rezultatet e 20-vjeçares nga Gjakova që po dyshohet për koronavirus

news image

Rezultatet e analizave të 20-vjeçares nga Gjakova që po dyshohet me koronavirus pritet të dalin sot.

Këtë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi për Gazetën Sinjali.

“Tash për çdo ditë do të vijnë raste, personat që kanë ardhur sot pasdite, besoj testohen nesër dhe i presim rezultatet”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Sinjali ka mësuar që sot pasdite një vajzë nga Gjakova është deklaruar që ka temperaturë dhe ka kërkuar që të testohet pasi vëllai i saj ka ardhur nga Italia, vendi më i prekur me koronavirus.

Gjatë ditës së djeshme ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, kishte thënë për Gazetën Sinjali se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/