image Sot pritet që Parlamenti Evropian të miratojë raportin për Kosovën

Drejtësi

Sot pritet që Parlamenti Evropian të miratojë raportin për Kosovën

news image

Sot, Parlamenti Evropian pritet të miratojë raportin e raportueses për Kosovë, Viola von Cramon, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur dje von Cramon, përmes një postimi në Twitter.

Ajo po ashtu njoftoi se para miratimit nga ora 11:00 do të zhvillohet një debat për raportin e saj.

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/