image Sot nxënësit i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ministrja kërkon të respektohen rregullat

Arsim

Sot nxënësit i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ministrja kërkon të respektohen rregullat

news image

23 mijë e 632 nxënës sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ju ka uruar sot suksese nxënësve të klasëve të nënta që do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

“Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale”, ka thënë ministrja.

Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndryshe, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

/GazetaSinjali/