Sonte në Kosovë janë konfirmuar 58 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk njoftoi për asnjë rast të shëruar nga ky virus, asnipse nga 227 mostrat që u testuan sot kishte edhe nga Klinika Infektive.
“Sot më 12 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 227 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/