Sot nisin provimet e Maturës shtetërore në Shqipëri, ku rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të parë të gjuhës së huaj.
Testi do të zhvillohet në 208 qendra.
Këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online.
Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.
Nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse anti-COVID-19.
Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7, 11 dhe 15 qershor. /Gazeta Sinjali/